Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka sqaruar foton aq shumë të diskutuar me prokurorin e Tiranës, Petrit Fusha.
I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, Veliaj u shpreh me Fushën njihet prej kohësh dhe se takimi ishte rastësor.
“Unë kam qenë tek Tajavni sepse një ndërmarrje bashkisë po organiozonte një festë ata nuk ishin përgatitur dhe takoj në holl prokurorin që e njoh prej vitesh. Kemi konsumuar një sallatë dhe kemi pirë një birrë. Po të kisha gjë nuk do ta takoja në publik.”, tha Veliaj.
I pyetur nëse ka konflikt interesi me këtë person, Veliaj e mohoi këtë.
“Unë me prokurorë me zyrtarë takohem non stop. Unë sot jam takuar me të gjithë drejtuesit e policisë. Aty ishte gazetari i Shkëlzenit e pashë e përshendeta. Unë e kuptoj zellin politik por nuk kam asgjë për të fshehur dhe prandaj u takuam publikisht.”, u shpreh kryebashkiaku.
Prokurorin Petrit Fusha po punon me 5 dosje (që dihen) të hapura për kreun e Bashkisë Erion Veliaj, për këtë arsye fotoja e tyre duke drekuar hapi shumë debate. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post