17:03 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Veliaj të ndërtojë bustin e Altin Dumanit tek plehrat e Sharrës’/ Blushi: SPAK meret me Harabelin ndërkohë krokodilin e ka në Bashki

12:31 | 10/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Veliaj të ndërtojë bustin e Altin Dumanit tek plehrat e Sharrës’/ Blushi: SPAK meret me Harabelin ndërkohë krokodilin e ka në Bashki

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e cilësoi kryebashkiakun Erion Veliaj si “armikun më të madh të qytetit” dhe akuzoi Bashkinë e Tiranës se është kthyer në një strofull krimi e hajdutërie.

Sipas Blushit, institucionet përgjegjëse kanë dështuar të ndëshkojnë korrupsionin e nivelit të lartë, duke i siguruar imunitet politik Veliajt. Ai vuri në dukje problemet e rënda me trafikun, mungesën e ujit të pijshëm dhe shembjen e pronave të ligjshme të qytetarëve.

Blushi kritikoi SPAK-un për mbylljen e hetimeve për dosjen “5D” dhe për mungesën e veprimeve konkrete kundër Veliajt. Ai i bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë rezistencën dhe të kërkojnë drejtësi. Protesta u shoqërua me thirrje të forta për transparencë dhe ndëshkimin e atyre që kanë abuzuar me fondet publike.

‘Përshëndetje qytetarë që jeni sot këtu në këtë protestë të 41-të, për t’i bërë skanerin e radhës këtij institucioni që, për fat të keq, në fillim të mandatit të tretë të kryetarit më të korruptuar, armikut më të madh të këtij qyteti, e ka kthyer këtë institucion në një që vetëm emrin Bashkia e Tiranës nuk e meriton.

Sot ky institucion është kthyer në një komisariat policie; është shndërruar në një strofull të krimit dhe të hajdutërisë më të madhe në këtë qytet. Tani ka mbetur vetëm një vendim pa u marrë: që Erion Veliaj të firmosë ndërtimin e bustit të Altin Dumanit tek plehrat e Sharrës, sepse është Altin Dumani ai që sot i siguron imunitet politik kryehajdutit të Tiranës, i cili çdo ditë në detyrë fut duart në xhepat e qytetarëve.

Çfarë ka ndryshuar në këto tre mandate të Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës për qytetarët e këtij qyteti? Trafiku është më i rënduar se kurrë, ndërkohë që qindra milionë euro janë hedhur për infrastrukturë, dhe megjithëse dhjetëra milionë euro janë shpenzuar, kostoja kilometrike e Unazës së Re të Tiranës është alarmante. Në krye të mandatit të tretë, Tirana vazhdon të jetë pa ujë. Në këtë mandat, qytetarët e Tiranës kanë humbur pronat e tyre të ligjshme, sepse ky institucion, me ekspertiza të manipuluara, ka shembur shtëpitë e qytetarëve.

Hetimet nga SPAK për dosjen “5D” u mbyllën për Erion Veliajn, por nuk u pa askund drejtësi. Dhe tani SPAK na fton të ndjekim gjurmët e harabelit kur krokodili është këtu para nesh, çdo ditë, përballë këtij institucioni. Meruni me krokodilin, mos na tregoni tangat e harabelit, sepse ky hajdut ordiner nuk mund të ndeshkohet si Al Capone, vetëm për evazion fiskal.’- u shpreh Blushi.

Pas

Vdekja e një adoleshenti , shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë

Para

Nesturi prefekt në Vlorë, Balliu: Dilte studio më studio duke mbrojtur hajdutët e rilindjes

Para
Nesturi prefekt në Vlorë, Balliu: Dilte studio më studio duke mbrojtur hajdutët e rilindjes

Nesturi prefekt në Vlorë, Balliu: Dilte studio më studio duke mbrojtur hajdutët e rilindjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në Lezhë, surprizohet gjatë numërimit të votave

Seanca të dështuara çdo 48 orë, propozimi i Vetëvendosjes: Të mblidhemi një herë në javë

Samiti Ekonomik në Tiranë/ Dhëndri i Trump, Jared Kushner: Edi Rama, politikan i zoti! Aeroporti i Vlorës, mundësi e madhe dhe për rajonin! Do ndërtojmë diçka spektakolare në Sazan

Gjirokastër/ GJKKO e kishte dënuar me 8 vjet burg për grup të strukturuar kriminal, kapet në arrati 32-vjeçari nga Lazarati! Sipas SPAK-ut i kanë mbetur edhe 6 muaj burg

“Investoni në Shqipëri”, Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, do të futet në Bashkimin Evropian

Numërimi i votave nga Greqia/ PS thellon diferencën dhe mund të përmbysë rezultatin në Lezhë, PD konteston dhe nuk njeh rezultatin përfundimtar

Nesër ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV/ Udhëtojnë drejt Vatikanit krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë. Të pranishëm edhe Begaj e Hasani

‘Jam miku i djalit tuaj’, mashtronte qytetarët dhe u merrte deri në 1000 euro, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Ilirjan Celibashi: Janë 55.519 vota të pavlefshme, ka dokumentacion të parregullt nga jashtë. Disa kanë dorëzuar vetëm zarfin A

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.