Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj i ftuar në ‘Opinion’ nuk ka mundur të qendrojë pa u bërë qesharak.
Ndërsa drejtuesi i emisionit i kërkonte koment për dhunën policore ndaj qendrestarëve në Mbrojtje të Teatrit, Veliaj u përgjigj që herët ose vonë kjo do të ndodhte pasi askush nuk mund të okupojë ndërtesa.
Por nuk mbaron këtu gafa e Veliajt, pasi ai deklaroi se ishte i vetmi kandidat në ‘zgjedhjet’, e vitit 2019-të që premtoi se do të bëjë Teatrtin Kobëtar, por nuk mungoi përgjigja e Fevziut i cili i tha se të gjithë shqiptarët e dinë si fitoi në 2019.
Kujtojmë që në 2019 në 61 bashkitë e vendit kishte vetëm nga një kandidat, që ishin të emëruarit e rilindjes.
Pjesë nga debati: Fevziu: Si e komentoni dhunën ndaj artistëve dhe qytetarëve? Veliaj: Si qytetar këtë skenar e kam tek Astiri. Nëse kupton një ndërtesë publike duhet të përgatitesh që 50 veta nuk mund të kuptojnë 1 milionë veta. Jam i vetmi që kandidova në 2019 dhe thashë do bëj Teatrtin Kombëtar.
Fevziu: Në 2019 e dimë si kandidove, por the do prishje Teatrin? Veliaj: Jo unë thashë do bëj Teatrin.