Në një takim me banorët në Kashar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vazhduar të thumbojë Partinë Demokratike.
Ai ka bërë së fundmi krahasimin e PD-së me lojën e rrezikshme “Balena Blu” të përhapur edhe në Shqipëri, një çështje mjaft shqetësuese.
Konkretisht, Veliaj u shpreh se të votosh PD-në është njësoj sikur të luash “Balenën Blu”: ot të votosh PD është si të lozësh me Balena Blu. E nis me gërvishtje, e pastaj…Nuk luajmë ‘balena blu’ me PD. Nuk lozet me shqiptarët. Kjo nuk është lojë, pasi bëhet fjalë për të ardhmen e Shqipërisë. Do sigurojmë 71 mandate dhe me kryeministër Edi Ramën.”
(XH.A/SHUPLAKA)