Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ka treguar se çfarë do të ndodhë me Piramidën.
Ai tha se vendimi është që ajpo të kthehet në qendër për të rinjtë.
Velaj tha se Piramida është prona më e çmuar që ka Tirana.
“Ka një vendim final për ta kthyer në një qendër për të rinjtë. Nuk ka një pronë imobiliare më të çmuar se piramida. I japim fund ideve për shkatërrimin e saj”, tha prerë Veliaj, duke iu referuar vendimit të qeverisjes së kaluar për prishjen e saj”, u shpreh ai. (B.H/Shuplaka)