Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ditën e sotme ka qenë në Izrael, ku ka takuar edhe kryetarin e bashkisë së Tel Avivit, si edhe atë të Jeruzalemit.
Ende nuk është e qartë arsyeja se përse Veliaj ka ndërmarrë një udhëtim aq të gjatë për të shkuar deri në Lindjen e Afërt, mirëpo vetë ai shprehet se ky udhëtim është kryer për më shumë bashkëpunim në fushën e arsimit, turizmit dhe inovacionit. Megjithatë nuk jepet ndonjë projekt specifik.
“Një vizitë e shkurtër në Izrael për të biseduar me kryetarin historik të Bashkisë së Tel Avivit, Ron Huldai dhe kryebashkiakun e Jeruzalemit, Nir Barkat. Për më shumë bashkëpunim në fushën e arsimit, turizmit dhe inovacionit.”, shkruan Veliaj krahas disa fotove të publikuara nga vizita e tij në Jeruzalem. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2732″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]