Ditën e djeshme Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa janë bërë prindër për herë të parë. Ajola solli në jetë një djalë dhe u bë e ditur se të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë sot kryebashkiaku Erion Veliaj në hapjen e ‘Maratonës së Tiranës’ i pyetur për emrin e djalit, ai është përgjigjur se ende nuk e kanë vendosur por sigurisht që do të jetë një emër shqiptar.
‘Këtë duhet ta konsultoj me mamin e djalit por sigurisht që do jetë një emër shqiptar dhe pak tirons’-është shprehur Veliaj.
(M.Q/Faxweb)