Erion Veliaj ishte i pranishëm në në analizën vjetore të Policisë së bashkisë së Tiranës, ku njoftoi shtoi se së shpejti, sistemi i pagesës së parkimit do të ndryshojë. Nga me biletë do të bëhet me një sms të thjeshtë në celular.
“Nga java tjetër do të pilotojmë sistemin e pagesës së parkingut, jo më me biletë, por thjesht nëpërmjet celularit, duke vazhduar modernizimin në qytetin tonë sa i përket menaxhimit të hapësirës publike dhe konkretisht parkimit. Kjo do të thotë që edhe verifikimi nga Policia Bashkiake i mënyrës se si është realizuar parkimi do të ndodhë vetëm me pajisje elektronike. Si pasojë, çdo gjë do të lërë gjurmë në sistem dhe unë besoj se do të jetë një nga lehtësitë kryesore për të gjithë qytetarët që kanë interes të parkojnë dhe që po shijojnë frytet e para të politikës së parkimit”, tha Veliaj.
Ndërkohë kreu i bashkisë falenderoi policinë për punën e bërë gjatë emergjencës së fillim vitit për shkak të të ftohtit të acartë.
“Në emergjencat civile të fillim vitit pamë realisht zemrën e Policisë Bashkiake. Kjo s’është detyrë tipike e saj, por duke qenë se rasti ishte atipik dhe emergjenca ishte e një lloji që Tirana s’kishte parë që nga viti ’85, secili prej nesh doli përtej detyrës, punoi me orë të stërgjata në kushte jashtëzakonisht të vështira. Dua t’ju falenderoj sepse shpëtuam 200 jetë njerëzish falë Policisë Bashkiake”, u shpreh Veliaj.
Sipas kryebashkiakut, policia ka pësuar transformimin më të madh të saj, duke u bërë një institucion më i besueshëm për qytetarët.
“Fakti që kaluam nga 1300 në 12000 raste, nuk është se në Tiranë u bë nami, përkundrazi njerëzit kanë 10 herë më shumë besim te Policia Bashkiake. Ky rikthim i besimit kërkon që edhe ne të jemi gjithashtu në lartësinë e këtij besimi”, përfundoi kryebashkiaku Veliaj.