Gjatë takimit të sotëm me pensionistët, kryebashkiakun Erion Veliaj duket se e ka zënë alergjia. Në videon e transmetuar drejtpërdrejt nga Facebook-u i kryeministrit Edi Rama, Veliaj është kapur mat në këtë situatë aspak të favorshme.
Në video duket qartë që Veliajn e zë alergjia dhe tështin, mirëpo pasi fshin hundët me duar i pastron ato fillimisht në pantallona, dhe më pas në zhaketën e njërit prej pensionistëve.
Ky veprim i ka bërë shumë përshtypje gazetarit Bledian Koka, i cili ka reaguar përmes një shkrimi të shkurtër.
“AlErigjia. Fshiji qurret Lali Eri…. P.S…por jo ke xhaketa e xhaxhit se është filmi i vjetër ky”, shkruan Koka. (D.D/Shuplaka)