Gjyakata Administrative e Durrësit ka pranuar pjesërisht padinë për projektin ‘veliera’ duke ndaluar ndërtimin në zonën ‘A’.
Por avokatja Mirela Jorgo thotë se gjykata nuk e ka rrëzuar vendimin dhe nuk është konsideruar i paligjshëm. Ajo deklaroi se ky vendim do të ankimohet.
“Vendimi as mish as peshk ,do e ankimojmë. Nuk është anuluar projekti, as nuk është konsideruar i paligjshëm, është një çështje ku ka ndikim politika”, ka thënë ajo.
Nga ana tjetër ambjentalisti Zazan Guri tha se kjo çështje do të ndiqet deri në Strasburg. “kjo është beteje që do vazhdojë në Strasburg”, tha ai.
Sheshi Veliera prej një viti qëndron “gërmadhë” betoni në mes të qytetit, ndërsa asnjë institucion deri tani nuk i ka dhënë zgjidhje. Sheshi që gjendet në zemrën e vjetër historike të qytetit bregdetar është kthyer padiskutim në sheshin më të diskutar, ndërsa ai është kthyer në gërmadhë dhe beton të lënë përgjysmë.
Shoqëria Civile kishte kërkuar anulimin e projektit.
(B.H/Faxweb)