Moti i keq me det të trazuar nxjerr afër bregut të detit velierën në zonën e Currilave.
Në velierë ndodheshin 4 persona, 3 turq dhe 1 amerikan.
Ekuipazhi dha sinjalin SOS që u kap nga kapitenaria e portit.
Veliera vinte nga Mali i Zi dhe kishte destinacion Turqinë.
Pasi të qetësohet deti do të shikohet mundësia e nxjerrjes së mjetit nga vendi me shkëmbenj nënujorë ku ajo ka ngecur.
Gjendja e pjestarëve të ekuipazhit paraqitet e mirë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 04.30 të mëngjesit.
Discussion about this post