04:14 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Velipojë/ Rrokadë në Polici, transferohet Shefi i policisë

13:05 | 19/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Velipojë/ Rrokadë në Polici, transferohet Shefi i policisë

Në stacionin e policisë në Velipojë pritet që të ketë ndryshime. Shefi i këtij stacioni Behar Hyka pritet që të lëvizet nga ky pozicion për t’u transferuar në një qytet tjetër dhe në vend të tij të komandohet një tjetër shef policie i Velipojës.

Kjo lëvizje në prag të sezonit turistik është e papritur. Ndryshimi që pritet të bëhet vjen pas deklaratave të Behar Hykës në mbledhje e komitetit të turizmit që u zhvillua në Velipojë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Në atë mbledhje Hyka deklaroi se vitin e kaluar ka patur ndërhyrje për të mos proceduar bashkinë Shkodër pas prerjes së disa pemëve në qendër të plazhit. Po ashtu Hyka foli edhe për disa probleme të tjera që janë hasur sezonin e kaluar por që nuk janë punë e policisë. Deklaratat e drejtpërdrejta të Hykes për këto probleme kanë bërë që të merret vendimi i papritur për transferimin e tij në një qytet tjetër.

Behar Hyka ka 10 muaj që drejton stacionin policor të Velipojës dhe gjatë kësaj kohe nuk ka patur asnjë ngjarje kriminale, nën drejtimin e tij janë sekuestruar 1.2 ton drogë ashtu siç janë shënuar vetëm dy vjedhje të lehta. Pavarësisht këtyre rezultateve, deklaratat e Hykës kanë prishur ekuilibrat gjë e cila pritet të sjellë transferimin e tij.  (E.V/Faxweb.al)

Etiketa: ekuilibratpolicisëprishqytettjetërtransferohetVelipojë/ Shefi
Pas

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për përballjen e Ramës me gazetaren e Fax News, Ambrozia Meta

Para

Dasma mbretërore/Dalin pamjet e para, ja si duket Meghan Markle nuse

Para
Dasma mbretërore/Dalin pamjet e para, ja si duket Meghan Markle nuse

Dasma mbretërore/Dalin pamjet e para, ja si duket Meghan Markle nuse

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.