Është shpallur i pavlefshëm konkursi i organizuar për Gradën e Komisarit në Policinë e Shtetit, i cili u mbajt më 7 nëntor.
Burimet thonë se ka qenë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ai i cili e ka shpallur të pavlefshëm këtë konkurs.
Sipas tij, ka pasur policsë që kanë kopjuar, pasi teza e zgjidhur ishte vjedhur, e për pasojë nga 400 konkurrentë, 177 prej tyre dolën fitues për këtë gradë. Mësohet se 100 prej policëve pjesëmarrës në këtë konkur u janë përgjigjur njëlloj pyetjeve, gjë që nxjerr në pah se është kopjuar.
(B.B/ Faxweb.al)