Deputeti i AAK-së njëkohësisht edhe vëllai i Ramush Haradinajt ka reaguar përsa i përket vizitës së presidentit Hashim Haçi në Amerikë. Me anë të një postimi në Facebook Haradinaj pohon së Thaçi më 21 korrik të vitit 2010 kur ishte ftuar Ramush Haradinaj në Gjykatën e Hagës, ai ishte në Amerikë.
Ai i ka kujtuar Thaçit edhe një herë darkën e 13 dhejtorit të Dick Marti në Restorant Puro. Ramush Haradinaj ndodhet në paraburgim në Francë pas një urdhër-arresti të dërguar nga Serbia në 2004-ën.
Postimi:
“Hashim Thaçi mbërrriti në Amerikë në 21 korrik të vitit 2010 kur u thirr Ramushi për Gjykim në Hagë. A mos po na thotë dicka prapë? Hashim mos e harro datën 13 dhjetor 2010 kur folke Dik Marti në Restorant Puro? Ç’ka të duash bëj por e vërteta është e vertëtë. Kosova është më e madhe se ti”, ka shkruar Haradinaj. (J.V/Shuplaka)