Në Prokurorinë e Posaçme është thirrur vëllai i Hekuran Dedës, një prej viktimave të tragjedisë së 21 janarit.
Zabit Deda u paraqit në orën 10:00 për të dhënë dëshmi për hetimet që po zhvillohen lidhur me ngjarjen që ka lënë pas 4 viktima.
Thirrja e tij nga prokurori i Posaçëm, Alfred Shehu, është një pjesë e hetimeve që po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë që tronditi vendin.