09:57 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vëllai iu dënua për trafik droge, qytetarët shpërthejnë në protesta të dhunshme për të larguar presidentin

16:31 | 20/10/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vëllai iu dënua për trafik droge, qytetarët shpërthejnë në protesta të dhunshme për të larguar presidentin

Grupet e opozitës në Honduras bënë thirrje për vazhdimin e protestave me kërkesën për largimin e Presidentit Juan Orlando Hernandez, pasi vëllai i tij i vogël u dënua për trafik droge nga një gjykatë në Nju Jork.

Mijëra njerëz protestuan në Honduras në orët e para të mëngjesit pasi Juan Antonio Hernandez u dënua të premten në atë që prokurorët amerikanë e përshkruan si një komplot të “trafikimit të drogës të mbështetur nga shteti”. Jose Manuel Zelaya Rosales ka qënë President i Hondurasit.

“Dënimi i Juan Antonio Hernandez është dënim për Presidentin Hernandez. Populli në Honduras nuk mund të lejojnë për asnjë minutë që vendi të qeveriset nga krimi, trafiku i drogës, diktatura dhe tirania që mohon të drejtat e popullit.”

Carlos Eduardo Reina është udhëheqës i opozitës.

“Nuk do të ketë paqe në Honduras nëse nuk bie kjo qeveri.”

Ish kandidati për president Xiomara Castro De Zelaya fajëson qeverinë e Hondurasit si bashkëpunëtore me krimin.

“Shteti i Hondurasit do të ishte bërë strehë e sigurtë për trafikantët e drogës.”

Protestuesit bllokuan rrugët në gjysmën e vendit që përbëhet nga 18 provinca, duke u vënë zjarrin barrikadave, ndërsa disa përfituan nga situata dhe plaçkitën dyqanet.

Sipas njoftimeve të policisë së atij vendi, nuk ka patur arrestime, ndërsa organet e rendit u kanë kërkuar protestuesve të shprehin shqetësimet e tyre në rrugë paqësore pa cënuar të drejtat e të tjerëve.

Presidenti Hernandez postoi në rrjetin Twitter se verdikti në Nju Jork nuk ishte kundër shtetit të Hondurasit, duke u shprehur se qeveria e tij ka luftuar trafikun e drogës./VOA

Etiketa: Juan Antonio HernandezJuan Orlando Hernandez
Pas

Video/ Momenti kur helikopteri merr në mal çobanin që u sulmua nga ariu në Kukës

Para

“Më thërmove zemrën o Tonçe”, Blerina Gjylameti shpërthen në lot pas humbjes tragjike të vëllait

Para
“Më thërmove zemrën o Tonçe”, Blerina Gjylameti shpërthen në lot pas humbjes tragjike të vëllait

"Më thërmove zemrën o Tonçe", Blerina Gjylameti shpërthen në lot pas humbjes tragjike të vëllait

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e Zjarreve në Shqipëri: 9 Vatra në 24 Orët e Fundit, Rreziku Mbetet i Lartë

Rrëzimi i Avionit të Air India: 270 Viktima, SHBA dhe BE Shprehin Shqetësim për Hetimet

Partia Socialiste merr pjesë në Kongresin Zgjedhor të SPD, mbështetje për reformat dhe integrimin

Kurti: Serbia Mund të Nxisë Incidente gjatë Vidovdanit në Gazimestan

Iran: Funeral Shtetëror për 60 të Rënë, Mes Tyre Komandantë dhe Shkencëtarë Bërthamorë

Sulm i Natës në Odesë: Dy të Vdekur dhe Nëntë të Plagosur nga Goditja Ruse

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.