10:48 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vëllai i Klement Balilit: Santa Quarantan e kemi bërë me kredi

09:33 | 27/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vëllai i Klement Balilit: Santa Quarantan e kemi bërë me kredi

Vëllai i Klement Balilit, Bashkimi Balili ka rrëfyer në një intervistë dhënë së fundi në media se fitimet nga bizneset e tij dhe kreditë e marra për të ndërtuar kompleksin Santa Quaranta.

Bashkim Balili thotë se investimi në Santa Quaranta është rreth 2 mln euro, dhe paratë për këto investime janë nga shitja e apartamenteve dhe nga dy kredi të marra njëra 800 mijë euro dhe tjetra 500 mijë euro.

Bashkim Balili në ‘’Ora News”: Në vitin 1991 kam regjistruar pronë. Nga 2001-2008 mundësitë e mia për të investuar te Santa Quaranta ishin shumë të pakta. Me të ardhurat e firmës që janë të konsiderueshme fillova të kërkoja interes te puna, të zgjeroja aktivitetin ku të isha i besueshëm dhe ti drejtohesha bankave për të marrë një kredi sic bëra. 

Në 2008 i janë drejtuar Bankës Popullore dhe kam marrë 800 mijë euro kredi në 2011. Në 2012 sipërfaqet e truallit të Santa Quarantës ishte 30 mijë metra katërore. 

Për interesa të investimit bëra ndarjen në 3 parcela. Në një parcelë 5 mijë metra, në një parcelë 12 që është vetë objekti dhe parcela tjetër 13 mijë metra.  Te parcela që është prej 5 mijë metrash kam dhënë me kontratë porosie 2 mijë metra katëror shoqërisë Daet SHPK tek e cila kam marrë 35% të ndërtimit.

Daet SHPK është një kompani serioze. Ju vë në dispozicion kontratat e bankave, kontratën me Deat SHPK ku kam përfituar 35% të ndërtimit që është e barabartë me 32 apartamente dhe një njësi tregtar që është lokal në kat të parë. Nuk kam shpenzuar as cerekun e lekut nga këto pasuri që i kam përfituar.  Por përkundrazi kam fituar lekë. 

Në vitin 2013 fillova shitjen e apartamenteve. Vlera e marrë nga  apartamentet deri në momentet që po flasim bashkë është 1 milion e 100 mijë euro trransaksione bankare nga 16 apartamente të shitura. Në 2015 kam marrë një kredi tjetër 500 mijë euro, që venë 1 mln e 300 mijë euro tek kjo bankë  dhe një 1 mln e 100 mijë për 16 apartamente që janë shitur me hipotekë dhe 3 janë me kontratë porosie, të cilët kanë sjellë  një pjesë te lekëve dhe nuk kanë marrë hipotekën sepse nuk kanë bërë likujdimin total në bazë të marrëveshjes me qytetarët. 

Fillova investimin në 2011 me lekët e bankës, kam vazhduar investimin me të ardhurat nga apartamentet e shitura të cilat i kam përfituar nga 2 mijë metër tokë të dhënë me qira. Kam marrë kredinë tjetër 500 mijë euro. Të ardhurat e firmës timë nga 2001-2011 janë 700 mijë euro, fitime të pastra të ardhura nga bilancet.

Askush nuk e ka vlerësuar Santa Quarantën, të gjithë e marin apriori, të gjithë ndërtojnë alibira. Santa Quaranta ka një investim që shkon 1 milionë e 980 mijë euro, afërsisht  2 mln euro. Të ardhurat nga shitjet dhe nga kredia e bankës vënë 2.4 mln euro.  700 mijë euro janë të ardhura nga bilancet, të dala nga bilancet janë 3 mln euro kështu që Santa Quaranta është bërë me lektë të pastra dhe nuk ka sens që duke pasur këto biznese jetë bërë me lekë të pista.

Vëllait tim i është bërë një akuzë! Ka dy vjet në fokus eksobar, eskobar nuk ka asnjë provë. I bëj thirrje drejtësisë  mos ndikohet nga politika. I bëj thirrje politikanëve të flasin me baza dhe fakte dhe jo të persekutojnë njerëz. Kështu që para se të themi si është bërë kjo, urdhëroni dokumentat dhe jam i hapur me çdo institucion.  

Etiketa: klement balili balilisanta quaranta
Pas

“Anonymous Albania” sulmon Ramën: Kemi vjedhur informacione private tek email i tij!

Para

Mevlan Shanaj shpërthen ndaj TVSh-së: Jam i skandalizuar, e turpshme!

Para
Mevlan Shanaj shpërthen ndaj TVSh-së: Jam i skandalizuar, e turpshme!

Mevlan Shanaj shpërthen ndaj TVSh-së: Jam i skandalizuar, e turpshme!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi rus në Ukrainë/ Thellohet bilanci i viktimave, 21 të vdekur dhe 120 të plagosur

Sulmet iraniane gjatë natës mbi Izrael, asnjë viktimë (Detajet)

“I dha karamele dhe e preku në vende intime ”/ Arrestohet 59-vjeçari në Maliq, ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët, njëri pre tyre i mitur

Spërkatje kundër gjarpërinjve në Liqenin e Tiranës, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes

Qetësia kthehet në Los Angeles, kryetarja e Bashkisë heq shtetrrethimin

SHBA ka rrëzuar më parë një qeveri iraniane! Çfarë zbuluan dosjet sekrete të CIA-s

Vranë me thikë 19-vjeçarin Grei Bihuci, prokuroria kërkon 25 vite burg për Florian Mukën dhe 12 vite për të miturin

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë Amerikën dhe ta detyrojë të hyjë në luftë

Sapo kishte dalë nga burgu për vrasje, kush është 27-vjeçari i arrestuar sot në Pogradec? Makina e tij e ‘mbushur’ me armë, para dhe drogë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.