Një ditë pas lajmit të kobshëm të vdekjes së 16-vjeçares Blerta, vëllai i saj ka publikuar foton e shkrepur në momentin kur Blerta ka hyrë në sallën e operacionit që i mori jetën.
“Foto e fundit që të bëri vëllai ty, ti ik duke qeshur zemra ime t’i më premtove që do vije prapë … por ti nuk erdhe më na le vetëm. Një ditë do takohemi edhe do jemi shumë të lumtur atje lart”,-shkruan ai.
Ka dalë tashmë ekspertiza mbi vdekjen e Blerta Pepës, 16-vjeçares, e cila humbi jetën dy ditë më parë gjatë një operacioni ne gju në spitalin Continental në Tiranë.
Sipas ekspertizës, 16-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të hipetermisë.
Në fillim pati dyshime se nuk është përdorur ilaçi Dantrolen, por pas ekspertizës rezultoi se ky medikament është përdorur gjatë operimit, duke i shkaktuar hipetermi maligna.
(M.D/Shuplaka)