00:36 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘’Vëllain e viktimës e gjetëm të kapur pas shkembit”, shefi i zjarrfikësve i prerë: Fëmijët nuk duhen lejuar brenda në kanionin e Holtës!

10:37 | 15/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Vëllain e viktimës e gjetëm të kapur pas shkembit”, shefi i zjarrfikësve i prerë: Fëmijët nuk duhen lejuar brenda në kanionin e Holtës!

E diela që lamë pas ishte një ditë tragjike në Kanionin e Holtës, ku humbi jetën 25-vjeçarja Desantila Sallaku, dhe u shpëtuan në minutat e fundit familjarë të saj, dhe turistë mes tyre dhe fëmijë të mitur.

Të gjendur nën rrymat e shtuara të ujit, dhe pa ndihmë të specializuara nga guidat, të gjithë turistët përjetuan momente tmerri, deri në mbërritjen e ekipit të zjarrfikësve nga Gramshi.

Në një lidhje telefonike me Fax News, shefi i zjarrfikësve të Gramshit Ilir Llapushi ka treguar operacionin e shpëtimit që ndodhi brenda kanionit të Holtës.

Ai u shpreh se fillimisht u synua të shpëtoheshin fëmijët, dhe më pas gjetën vëllain e 25-vjeçares Sallaku, të kapur pas një shkembi, pasi nuk ia kishte dalë që të shpëtonte të motrën.

Llapushi vijoi më tej duke thënë se prania e fëmijëve brenda kanionit duhet të jetë e ndaluar, për shkak se aty nuk ka asnjë element sigurie, që mund të garantojë jetën e tyre. Sipas tij mund të vendoset përkohësisht për mbylljen e Kanionit të Holtës, dhe moslejimin e turistëve për ta vizituar në një mbledhje që do të ketë nesër Shtabi i Emergjencave.

“Ishte e pamundur që të futeshim fillimisht, më pas hymë brenda dhe shpëtuam disa fëmijë, më tej gjetëm, burrin 55-vjeçar, që ishte mik i familjes Sallaku. Në atë vend ku ishte 25 vjeçarja do të ishte e vështirë të shpëtonim edhe ne që jemi trajnuar, pasi rrjedhja e ujit është shumë e fortë. Vëllain e saj e gjetëm të kapur pas një shkëmbi.

Guidat turistike nuk duhet ti fusin turistët brenda kanionit, kur koha nuk është e mirë, do mblidhet shtabi i emergjencave, për të parë si do të veprohet më tej, për lejimin e turistëve që të hyjnë brenda kanionit.

Kur lumi vjen ka shumë forcë dhe nuk do të hynin në punë as jelekë e shpëtimit. Nuk duhet të lejohen në mënyrë absolute që fëmijët e vegjël të merren brenda në kanion. Problemi qendron jo vetëm të guidat, por edhe te vetë familjarët që vijnë me mjete personale dhe frekuentojnë këtë pikë turistike”, u shpreh Llapushi në Fax News.

Desantila Sallaku së bashku me familjen e saj kishte planifikuar këtë fundjavë pushimi, pak para se të nisej drejt Gjermanisë, ku do të punonte si inferimere, plan ky i lënë në mes nga ngjarja tragjike e ndodhur.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Ligji i ri/ Ukraina do t’i tredhë të gjithë pedofilët dhe përdhunuesit

Para

Ndryshimet drastike/ Sa do të shkojnë temperaturat në vitin 2050 në Tiranë

Para
Ndryshimet drastike/ Sa do të shkojnë temperaturat në vitin 2050 në Tiranë

Ndryshimet drastike/ Sa do të shkojnë temperaturat në vitin 2050 në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.