Prej dy ditësh tashmë qytetarët nga Kukësi, mbështetur dhe nga aktivistë të shoqërisë civile po protestojnë sa në Kukës, po aq edhe në Tiranë.
Familjarët shprehen të shqetësuar për shëndetin dhe kushtet në të cilat po mbahen 23 të arrestuarit.
Një prej familjarëve shprehet nga Kukësi për ‘’Fax News” se vëllait të tij nuk i kanë çuar ushqim.
“Ne nuk kemi pasur kontakte me vëllanë, sipas informacioneve nuk i kanë çuar bukë me hëngër hala. Gjendja e tij nuk është mirë, pasi edhe më herët nuk ka qenë fort normal më shëndetin. Unë ju bëj thirrje dhe qytetarëve të Kukësit të lënë punët dhe të dalim në rrugë, ta bllokojmë”, është shprehur një nga familjarët.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=xad53v0FDDQ&feature=youtu.be