15:41 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vëllezërit Balilaj çojnë në Gjykatë urdhrat e Haki Çakos

08:09 | 24/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vëllezërit Balilaj çojnë në Gjykatë urdhrat e Haki Çakos

Vëllezërit e Klement Balilit kanë paditur Policinë e Shtetit në Gjykaten Administrative për katër urdhrat e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, i cili vendosi heqjen e licencave për 4 shoqëritë e e tyre të ruajtjes fizike.

Këta urdhra me numër rendor 9, 10, 11 dhe 12 janë të firmosur nga Çako me 17 dhjetor 2017 pasi familjarët e të kërkuarit Balili ishin nën hetim pasuror, sipas ligjit “Antimafia”.

Por, vëllezërit e Balilit, që përfaqësojnë kompanitë e policive private kërkojne shfuqizimin e këtyre vendimeve me argumentin se janë të pabazuara në ligj.

Burime të “Top Channel” thanë se gjatë një seance paraprake me objekt sigurimin e padisë, Gjykata Administrative e Tiranës i ka pezulluar urdhrat e ish-drejtorit të Përgjithshëm, Çako derisa çështja të përfundojë në themel.

Në argumentat e gjykatës është marrë parasysh dëmi që u shkaktohet shoqërive dhe dalja e papunë e rreth 360 punonjësve të këtyre kompanive, por edhe fakti që institucionet shtetërore që kanë lidhur kontrata me këto shoqëri të sigurisë dhe ruajtjes fizike, mbeten pa marrë shërbimin.

Me këto polici private, Balilët kanë përfituar në 3 vitet e fundit mbi 850 mijë dollarë në tendera publikë.

Heqja e këtyre licencave u firmos paralelisht me kohën kur Prokuroria kërkoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda sekuestro të aseteve pasurore të familjarëve të lidhur me Balilin. Mes pasurive të sekuestruara ishte edhe resorti Santra Quaranta në Sarandë.

Për të gjitha pasuritë e sekuestruara, vëllai i Klement Balilit, Bashkim Balili ka kundërshtuar në Apelin e Krimeve të Rënda vendimin e sekuestros dhe kërkon zhbllokimin e pasurive.

Argumenti kryesor i familjes Balili është se asetet pasurore janë fituar nga biznesi dhe se nuk ka arsye përse janë objekt hetimi, sipas ligjit Antimafia.

Por, gjyqi në Apelin e Krimeve të Rënda po shtyhet prej javësh, ndërsa Klement Balili vijon të jetë në kërkim policor.

Dosja hetimore ndaj tij vijon gjithashtu të jetë nën hetim në pritje të përgjigjjeve të disa letërporosive nga Greqia.

 

Pas

‘’Facebook” pranon pasojat negative që sjell

Para

Në ditët e fundit të shtatzënisë, Zajmina na tregon sekretin që s’e kishim ditur

Para
Në ditët e fundit të shtatzënisë, Zajmina na tregon sekretin që s’e kishim ditur

Në ditët e fundit të shtatzënisë, Zajmina na tregon sekretin që s'e kishim ditur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elbasani humbet legjendën e futbollit, ndërron jetë Xhevahir Taushani

Gushti sjell më shumë turistë! Mbi 2 mijë pasagjerë mbërritën dje me tragete nga Brindizi

Elbasan/Dy vëllezër sulmojnë 60-vjeçarin, njëri në pranga, tjetri në kërkim

Kodi i ri Penal/ “Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti është publik për diskutim”, Rama: Problemi i Shqipërisë, ata që përdorin lirinë për…

Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Vlorë! Panik mes banorëve, dëme të shumta materiale

I dërguari i Trump, Steve Witkoff, viziton Moskën këtë javë

Meta përballet me akuzat në SPAK, avokati i kreut të PL: S’ka prova për korrupsion, do të shkojmë me gjykim normal

Monument kombëtar lundrues në Francë/ Mbërrin në Durrës anija 81-vjeçare “Bel Espoir”

Bulqizë/U kap dhe u ndalua për veprën penale “Ngacmimi seksual”

Tensione në metronë e Romës! Burri italian sulmon turistët, ata i përgjigjen me muzikë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.