Dy vëllezër kanë dhunuar fizikisht kunatën e tyre me iniciale K. N. dhe vëllanë e saj. Mbi ta rëndojnë akuzat e “Dhunës në Familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë njërin prej vëllezërve dhe ka shpallur në kërkim tjetrin. Është vënë në pranga shtetasi Sokol Ndoci 25 vjeç.
Bëhet e ditur se shtetësja me iniciale K. N. është dhunuar psikologjikisht më parë edhe nga vjehrri i saj, çka e ka shtyrë të kërkojë “urdhër mbrojtje”.
Ende nuk dihen shkaqet e dhunimit të kësaj shtetase dhe vëllait të saj. Materialet për këtë rast i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. (XH.A/SHUPLAKA)