Liga e Europës ka vënë përballë njëri – tjetrit dy vëllezërit Pogba.
Pol Pogba, mesfushori i Mançester Junajtid do të sfidojë vëllanë e tij Florentin Pogba që do luan për skuadrën franceze të Saint – Etienne.
Pol është rikthyer tek “Djajtë e kuq” pas katër vitesh me Juventusin, duke nënshkruar një kontratë të madhe.
Ndërsa vëllai i tij, Florentin aktivizohet me Kombëtaren e Guinesë Afrikane, ku dhe ka lindur në 1990, por më pas familja e tij u largua drejt Francës kur ai ishte tetë muajsh. Florentin ka bërë vetëm një paraqitje me fanellën e “gjelave” për Kombëtaren e moshave U-20.
Ai luan me Saint – Etienne që nga vityi 2012, ndryshe nga Pol, Florentin aktivizohet në fazën e mbrojtjes dhe është tre vite më i madh se mesfushori i Junajtid.
Vëllezërit Pogba nuk janë të vetmit që janë përballur në një ndeshje ndaj njëri – tjetrit pasi ka dhe të tjerë si Phildhe Gery Neville, Kevin-prince dhe Jerome Boagteng, Taulant dhe Granit Xhaka, Frank dhe Ronald de Boer.