Dy vëllezër janë arrestuar në Cërrik pas një konflikti fizik me sende të forta.
Shtetasit A. M., 55 vjeç dhe I. M., 48 vjeç, janë përfshirë në një sherr për motive të dobëta dhe janë ndaluar nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik kanë finalizuar operacionin, duke i vënë ata në pranga.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 55 vjeç dhe I. M., 48 vjeç, vëllezër, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin.