00:53 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Vemje e pështirë”, mjeku ‘shpërthen’ pas maskave të rrezikshme: Këtu jargavitesh triumfator se qëndron mbi një popull bagëti, të tredhur që në vegjëli

08:35 | 11/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Vemje e pështirë”, mjeku ‘shpërthen’ pas maskave të rrezikshme: Këtu jargavitesh triumfator se qëndron mbi një popull bagëti, të tredhur që në vegjëli

Ditën e djeshme Partia Demokratike zbuloi një skandal të vërtetë lidhur me maskat që u janë shpërndarë ekipeve mjekësore nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat ishin të skaduara që prej vitit 2011.

Përdorimi i tyre, jo vetëm që është i dëmshëm, pasi maskat cilësohen mbetje mjekësore dhe kërkojnë asgjesim, por edhe i ka bërë mjekët që të jenë praktikisht të pambrojtur në kontaktin që kanë pasur me pacientë potencialisht të sëmurë.

Por si shumë skandale që kanë ndodhur nën qeverisjen e socialistëve, edhe këtë herë Edi Rama tentoi tu hidhte hi syve qytetarëve me këtë çështje, duke u mbajtur në fije të perit pas propagandës, se opozita po bën politikë me armikun që sot e ka emrin koronavirus.

Ca më tej kreu i qeverisë, demostroi dhe vendosjen e një maske personalisht nga ana e tij, teksa përballë kishte ministrat, që me siguri kalojnë procese dizinfektimi kur përballen me të, dhe jo pacientë të sëmurë siç ndodh me mjekët.

Edhe këtë herë drejtuesit e spitaleve heshtën, por nuk kanë munguar reagimet e veçanta të disa mjekëve kurajozë, siç është ai i kirurgut Gëzim Xhepa. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Xhepa shprehet se maskat e përdorura jo vetëm që e kanë humbur vlerën e tyre, por për shkak të shumë viteve të magazinimit, ato janë bërë objekt dhe i një sërë ekspozimesh ndaj pluhurave.

“Ndaj i nderuar zyrtar, a politikan…, kushdoqofsh ti që ke qenë në dijeni të një akti të tillë të paskrupullt ndaj një rrethi profesional që në çdo rrethanë sakrifikon për jetën dhe shëndetin e të tjerëve…, je një vemje e pështirë që me këtë akt pështirosësh kudo në botë do dēnoheshe për krim ndaj jetës me paramendim dhe përfitim…, por këtu jargavitesh triumfator se qëndron mbi një popull bagëti, të tredhur që në vegjëli…!!!!”, shkruan mes të tjerash Xhepa në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i mjekut:

Larg qëndrimeve politike pro apo kundra maskave të skaduara, që na janë vënë në dispozicion, duke e ndjerë veten të mashtruar, poshtëruar dhe të keqtrajtuar në personalitetin dhe shëndetin tim dhe të kolegëve të mi…, po jap një skemë fispatologjike të problematikave të këtij kontigjenti maskash…: Maskat e skaduara prej 11 vitesh kanë kaluar një magazinim të tejzgjatur…

Dihet që malli pasi humbet vlerën, humb dhe peivilegjin e një magazinimi të kujdesshëm… Humbja e kushteve të magazinimit çon në mbivendosje fungesh…, bile në shumë raste dhe pluhrash… Vendosja e një maske të tillë, që identifikohet nga aroma e magazinimit të zgjatur, çon shpejt në myko-konioza…, me pasojë minimale të sindromeve alergjike akute në rrugët respiratore….

Sindroma të tilla çojnë në reaksione inflamatore lokale të këtyre rrugëve…, me pasojë hapjen e rrugëve për infeksione bakteriale, virale, apo mykoide…, përfshirë dhe coronavirusin… Ndaj i nderuar zyrtar, a politikan…, kushdoqofsh ti që ke qenë në dijeni të një akti të tillë të paskrupullt ndaj një rrethi profesional që në çdo rrethanë sakrifikon për jetën dhe shëndetin e të tjerëve…, je një vemje e pështirë që me këtë akt pështirosësh kudo në botë do dēnoheshe për krim ndaj jetës me paramendim dhe përfitim…, por këtu jargavitesh triumfator se qëndron mbi një popull bagëti, të tredhur që në vegjëli…!!!!

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: gezim xhepamjeku per maskatxhepa rama
Pas

LAJM I FUNDIT/ Bie zjarr në një banesë te rruga e “Barrikadave” në Tiranë, brenda ndodhej një fëmijë

Para

Mbyllen 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live (Momentet kur ulen qepenat)

Para
Mbyllen 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live (Momentet kur ulen qepenat)

Mbyllen 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live (Momentet kur ulen qepenat)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.