Dalin detaje të reja sa i përket operacion të policisë ku ranë në pranga 6 gra dhe vajza për ushtrim prostitucioni online.
Operacioni i quajtur “Chat Line” ka vënë në pranga vajzat dhe tutoren e tyre e identifikuar me inicialet L.B 34 vjeç.
Po si funsksiononte rrjeti:
Vajzat kryenin seks online përmes komjuterit me klientë që gjendeshin nga turorja. Ajo fillimisht publikonte në internet vende të lira pune po pa specifikuar profilin e punës.
I vetmi kriter për vajzat që kërkohej ishte të ishin të moshës 18-30 vjeç. Më pas vajzave kërkohej që tiu bëhej intervistë. Po ashtu nga ajo që mësohet është se banesa e tyre gjendej në zonën e Komunës së Parisit.
Faqja e hapur në internet funksiononte si një grup që për të qenë pjesë e saj duhet të paguaje. Policia po punon për identifikimin e të tjera faqeve që kanë një funksionim të tillë.
DETAJET E POLICISË:
Specialistët e Seksionit Kundër trafiqeve të paligjëshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Chat Line 2”, në kuadër të të cilit kanë arrestuar në flagrancë shtetaset: 1. L. B., 34 vjeçe (Nenet 114, 170/a dhe 180) 2. J. H., 19 vjeçe (Neni 113) 3. E. T., 18 vjeçe (Neni 113) 4. K. A., 32 vjeçe (Neni 113) 5. I. U., 22 vjeçe (Neni 113) 6. E. A., 22 vjeçe (Neni 113) Gjithashtu janë proceduar në gjendie të lirë shtetaset: 1. Xh. B., 18 vjeçe (Neni 113) 2. E. L, 24 vjeçe (Neni 113) 3. K. M., 23 vjeçe (Neni 113)
Hetimi Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale, ku shtetasja L. B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: – 7 njësi kompjuteri – 7 ekrane kompjuteri – 7 kamera për komunikime video online Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale, “Prostitucion”, “Shfrytëzim për prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 113, 114, 170/a dhe 180 të Kodit Penal. (E.K/SHUPLAKA)