00:53 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Vendet e rajonit ndjekin politika autokrate”, Andoni: Rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni të pritshme, shqiptarët të përçarë

10:09 | 22/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Vendet e rajonit ndjekin politika autokrate”, Andoni: Rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni të pritshme, shqiptarët të përçarë

I ftuar sot në studion e Fax News për të folur për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut si dhe për situatën politike në Shqipëri dhe në rajon, ka qenë gazetari dhe eksperti Ben Andoni.

Andoni tha që rezulatet e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ishin të pritshme dhe se gjëja që i bën habi gazetarit është segmentimi i faktorit shqiptar.

“Nuk kishte shumë gjëra të papritura. Formacioni politik që ka mbështetur zonjën Gordana Siljanovska Davkova ka pësur një ngritje pas goditjes që mori pas rënies së Zaev. Habia është segmentimi i faktorit shqiptar. Është e pamundur që ata të bashkohen.” tha Andoni.

Eksperti për çështjet e rajonit tha që Shqipëria nuk mund të merrte dot më shumë pasi partitë shqiptare janë të përçarë dhe se të tre kandidatët kanë pasur një bazë të ngjashme në platformën e propozuar elektoratit, lidhur me anëtarësimin në NATO.

“Z. Reka që doli në vend të tretë nuk mund të merrte dot më shumë. Të tre krerët që kandiduan për presidencën e Maqedonisë vijnë nga bota akademike. Të tre ata kanë pasur lidhje me procesin me anëtarësimin në Nato. Ky ka qenë kali i betejës së tyre”, u shpreh Andoni.

Andoni thotë që drejtuesit e vendeve të rajonit kanë politika të njëjta drejtuese, të cilësuara si autokratike dhe të lidhura me krimin.

“Drejtuesit e Kosovës, Shqipërisë po drejtojnë vendin në mënyrë autokratike ku njerëzit e tyre janë të lidhur me botën e krimit. E njëjta gjë po ndodh dhe në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi.

Faktori që ka mbështetur Pendarovski ka vepruar brnëda konjukturës për të mos ju larguar pushtetit.” tha gazetari.

Gjatë fjalës së tij gazetari tha që Reka ka ndejkur politikën e mbrojtjes së të drejtave të etnive dhe dinjitetit të tyre. Ai shtoi gjithashtu që i vetmi që ka bërë të mundur bashkimin më të madh të shqiptarëve ka qenë Talat Xhaferri, dhe arritjet e tij  kanë qenë më të mëdhatë e arritura nga ekponentët politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Zoti Reka ka ndjekur fushatën ku mbronte etninë dhe dinjitetin e tyre. Mbështetja është e vogël pasi 2 partitë mbështetësë nuk kanë ndjerë pushtetin. Kjo ndodh pasi kryetarët e këtyre partie kanë nevojë ose për mbështetje ligjore ose janë të konsumuara nga elektorati pasi kanë kaluar nga një vend në tjetrit.

Në Maqedoni nuk  gjendet një individ për të bashkuar shqiptarët që pas Xhaferrit. Reka po e bën një përpjekje të tillë por është pak e vështirë.

Xhaferri është një figurë neutrale dhe po jep një imazh të mirë bashkimin e shqiptarëve.

Problemi më i madh do jetë si shqiptarët do vendosin për të mbështetur përfaqësuesit e tyre në Parlament. Mendoj se shqiptarët do mbështesin, pasi partitë e tjera kanë pasur boshllëqe të mëdha në mbështetjen ndaj tyre.

Shqiptarët kanë bërë disa arritje si psh marrja e postit të Kryetarit të Kuvendit”, vijoi ai.

Lidhur me situatën politike në Kosovë Andoni tha që paraqitet pak më e rëndë se në Maqedoni pasi mungon bashkëpunimi mes partive politike, presidentit dhe kjo pengon qëndrimin që ata duhet të mbajnë Berlin. Ai shton se në Kosovë do të ketë protesta të mëdha nga njerëzit dhe partitë opozitare.

“Në Kosovë gjëndja është pak më e rëndë. Kosova ka vështirësi në gjetjen e një gjuhe të përbashkët në qendrimin që duhet të mbajë në takimin me Merkel në lidhje dhe çështjen e Serbisë.

Haradinaj do përballet me protesta të mëdha sidomos nga Vetëvendosja. Vetëvendosja ka pritur të përfitojë nga mosmarrveshjet e kryeministri dhe Presidentit. Të gjitha pjesët përbërese të politikës së Kosovës duhet të vendosin për qendrimin që do mbajnë në Berlin dhe vendosjen e një gjuhë të përbashkët që do fashisë problematikat”, u shpreh gazetari.

Andoni thotë që të gjitha vendet e rajonitiI bashkojnë problemet që kanë me korrupsion dhe etnitë.

Maqedonia ashtu si  Shqipëria ka problem me korrupsionin, problemeve mes grupeve etnike.

“Të gjitha vendet e rajonit kanë probleme të jashtëzakonshme me përmbushjen e parimeve demokratike. Kjo javë do të sjellë ndryshime të mëdha edhe me atë se çfarë do të ndodhë me opozitën në Shqipëri” tha eksperti.

Përsa i përket vendimit të parlamentit holandez për të pezulluar vizat, Andoni thotë ka një ulje të kriminalitetit në Holandë por ulje të imazhit të figurës së shqiptarit. Ky vendim ka ardhur si pasojë e dëshirës së qytetarëve holandezë.

“Elementë të ndryshëm të qeverise hollandaze e kanë mbështetur qeverinë shqiptare. Pushtetarët shqiptarë duhet të ulen e ta analizojnë me kujdes këtë vendim. Është i kuptueshëm ky vendim pasi mbështetet nga qytetarët e këtij vendi. Ata kanë përcjellë frymën e Shqipërisë.

Sipas Andonit ka pasur një rënie të faktorit kriminal në Holandë po ngritja e figurës së shqiptarit si kriminel në këtë vend.

Përsa i përket vendimit të krijimit të partisë së re ‘Bindja Politike” nga Rudina Hajdari dhe marrjes pjesë në zgjedhjet vendore Andoni thotë që është e pamundur sepse nuk i premton koha.

“Ka një ngatërrim se kush është opozita e vërtetë dhe se kujt duhet ti drejtohen diplomatët që vijnë nga jashtë. Demokracia jonë është një demokraci e arritur me armë. Në kaq pak kohë sa ka Hajdari nuk mund të bëjë një parti të vërtëtë opozitare për ta paraqitur në zgjedhjet e qershorit. Grupi që është në Parlament nuk është i ngjashëm me mendimet e opozitës jashtë Patlamentit. Është momënt shumë i vështirë”, përfundoi Andoni.

(J.B/FAXWEB.AL)

Etiketa: ben andonizgjedhje presidencialet ne MAQEDONIzgjedhjet ne shqiperi
Pas

Shpërbëhet ‘treshja’ e famshme/ Princi i Libofshës: Çdo lëvizje në shtëpi më nervozonte…

Para

Video/ Kontrollet për gjetjen e grabitësve të Rinasit, policia bastis një vilë në Elbasan. Sekuestrohet një…

Para
Video/ Kontrollet për gjetjen e grabitësve të Rinasit, policia bastis një vilë në Elbasan. Sekuestrohet një…

Video/ Kontrollet për gjetjen e grabitësve të Rinasit, policia bastis një vilë në Elbasan. Sekuestrohet një...

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.