kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ka thumbur presidentin e klubit të Kukësit Safet Gjicin duke i kujtuar atij humbjen në zgjedhjet e vitit 2015 në garën për kryetar bashkie.
Në prag ndeshjes Kamza-Kukësi, Mziu, i ftuar në emisionin “Procesin Sportiv” ka deklaruar se Gjicin e njihet prej kohësh, ndërkohë që I kishte thënë para se të garonte me të se vendi I dytë është nder për të.
“Gjicin e njihja edhe para se të kandidonte për bashkinë e Kamzës. Ishte koha kur ai ishte bërë pjesë e futbollit, por renditej gjithnjë i dyti. i thashë: mos u mërzit, se i dyti do dalësh edhe në këtë garë! Fundja vendi i dytë është vend nderi për ty…Në fakt ai e humbi garën sepse i fitova unë zgjedhjet”, ka thënë Mziu. (B.H/Faxweb)