Shkenca është vënë në shërbim të ‘çudirave’ të cilat do të gjenin një shpëtim për sëmundje që vetëm pak kohë më parë as që imagjinoheshin të trajtohen aq më tepër të shërohen.
Bëhet fjalë për shtetin e largët të Australisë mund të bëhet vendi i parë në botë që eliminon kancerin e qafës së mitrës.
Kërkuesit nga Universiteti Griffith në Queensland kanë përdorur një teknologji që ndryshon gjenet dhe shënjestron tumoret qafës së mitrës tek minjë.
Drejtuesi i këtij studimi, profesori Nigel McMillan u shpreh se kjo është kura e parë për kancerin që përdor këtë lloj teknologjie. Minjtë që u përdorën gjatë testeve patën 100 për qind shanse mbijetese duke rritur kështu shpresat për gratë te diagnostikuara me këtë lloj kanceri. Kjo ‘vegël’ e njohur si CRISPR-Cas9, injektohet me nanogrimca në sistemin e qarkullimit të gjakut të pacientit, transmeton Mail Online
Këto nanogrimca më pas kërkojnë për gjenin E7 i cili bëhet shkak për shfaqjen e kancerit dhe e ndajnë në dysh. Pasi riparohet, ajo nuk i njeh më qelizat e tjera kanceroze dhe kështu gjenerohen qeliza të shëndetshme.
Nigel McMillan shojegon:
“Kjo është si t’i shtosh disa shkronja shtesë një fjale që kontrolluesi i drejtshkrimit të mos e njohë më. Kancerit i duhet ky gjen për t’u prodhuar, pasi ai editohet, kanceri zhduket.”