Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka kundërshtuar emërimin e Lajçakut si i dërguar special për dialogun Kosovë Serbi. Borrell e ka konfirmuar edhe njëherë se Lajçaku është diplomati i duhur për të udhëhequr dialogun Kosovë – Serbi.
Kreu i shtetit sot ka thënë se duke mos e emëruar Lajçakun në pozitën e emisarit për negociatat Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian do të përmirësonte edhe kredibilitetin edhe një herë sepse Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe ka votuar kundër Kosovës në UNESCO.
Ndërsa, Borrell i ka thënë reaguar Thaçit duke thënë se Mioslav Lajçak është një politikan i respektuar dhe një diplomat i cili gëzon besim të plotë nga Bashkimi Evropian.
“Mioslav Lajçak është një politikan shumë i respektuar dhe një diplomat me eksperiencë që gëzon besim të plotë nga BE’ja”, shkruan Borrell.
Më tej, Borrell ka thënë se ai do të bëjë një punë të mirë në rifillimin e dialogut Beograd – Prishtinë.
“Jam i sigurt që ai do të bëjë një punë të shkëlqyer si i dërguar special i Bashkimit Evropian për të rifilluar dialogun Beograd – Prishtinë”, përfundon Borrell.