06:46 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

VENDI KU FAJIN E KANË VIKTIMAT DHE KU SHTETI MBRON VRASËSIT

09:06 | 28/11/2016
në Te Gjitha
0
VENDI KU FAJIN E KANË VIKTIMAT DHE KU SHTETI MBRON VRASËSIT

Nga Mentor Kikia

Ka ndodhur sërish ajo që ndodh kur njerëzit humbasin jetën në rrugë si pasojë e papërgjegjshmërisë së kompanive të ndërtimit. Shteti vihet direkt në shërbim të tyre, duke fajësuar viktimat. Edhe pasi makina ra në gropën e hapur në “Lungomares”, ku nuk kishte asnjë tabelë, asnjë ndriçim, asnjë sinjalistikë, asnjë barrierë, faji ishte i shoferit: Po ecte shpejt!

Kompania nuk do të mbajë përgjegjësi, që hapi një gropë gjigande në mes të rrugës e nuk vendosi asnjë sinjalistikë. Disa muaj më parë, tre të rinj humben jetën në po të njëjtën mënyrë, në Gosë të Kavajës. Makina e tyre ra në një kanal, pasi rruga nuk kishte asnjë parmak, asnjë ndriçim e asnjë sinjalistikë. Askush nuk mbajti përgjegjësi! Faji sërish i viktimave!

Disa vite më parë, edhe Prefekti i Vlorës mbeti viktimë e një aksidenti në mbikalimin e Kamzës në Tiranë, pasi kompania ndërtuese kishte lënë një pirg betoni në mes të rrugës. Sërish fajtor ishte viktima, po ecte shpejt!

Disa vite më parë, kur ishte në ndërtim rruga Lushnje-Fier, për pak mbeta vetë viktimë, pasi natën u përplasa me blloqet e betonit, që firma ndërtuese e kishte vënë për të devijuar trafikun. Dhe blloqet e betonit i vije re që ishin në rrugë vetëm pasi përplaseshe. Asnjë tabelë, asnjë ndriçim privizor, asnjë shenjë…Pasi falënderova Zotin dhe prodhuesin e Benz-it, pasi seria 190 është një makinë posaçërisht për në Shqipëri, kërkova të padis kompaninë e ndërtimit. Por policia më tha: Mos u lodh kot, je i pesti që përplasesh sonte. Po pse blloqe betoni për të devijuar trafikun nga njëra korsi në tjetrën, nuk ka fuçi plastike? Në vendet e tjera, policia edhe kur ndjek kriminelë ua zë rrugën me fuqi plastike me ujë që të mos vriten po u përplasën.

Kompanitë e ndërtimit janë një katastrofë. Gropa e kanale nëpër rrugë, pa vendosur asnjë shirit, asnjë shenjë. Askush nuk u kërkon llogari.

Ju që drejtoni gishtin e fajit tek viktimat, shikoni pak jo më larg, por në Maqedoni e Greqi, që edhe për punimet në një pusetë kabllosh telefonike, vendosen tabela që paralajmërojnë që 500 metra përpara dhe natën ka drita që pulsojnë. Por ky është vendi ku shteti nuk vihet në anën e shtetasve të tij, por në anën e bastardëve që duhet të përgjigjen për jetët e humbura.

Pas

Kryeministri nga Gjermania: Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët! Mirënjohje përjetë Ismail Qemalit!

Para

Shqipëria në terr, OSHE-ja ngre shtabin e gadishmërisë

Para
Shqipëria në terr, OSHE-ja ngre shtabin e gadishmërisë

Shqipëria në terr, OSHE-ja ngre shtabin e gadishmërisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.