Corriere della Sera i rikthehet shkrimeve për Shqipërinë. Ajo i ka kushtuar kësaj radhe një artikull trafikut të drogës mes dy vendeve Shqipëri-Itali.
Shkrimi është i gazetarit italian Andrea Gallit dhe është i Elbasani.
Galli e sheh Elbasanin si një nga pikat e lidhjes mes trafikut të drogës me Lombardinë, dhe në artikullin e tij e quan “Lombania” (bashkim i Lombardisë dhe Shqipërisë).
“Nga skafistët tek hakmarrjet, kështu rrjeti mes malavitës italiane dhe shqiptare por merr një copë të provincës së Vareses”, shkruhet në artikull.
Gazetari jep detaje në lidhje me avionët me drogë që janë kapur në Shqipëri, dhe shpjegon se si mafia shqiptare krahasohet me atë kolumbiane.
Pjesë nga shkrimi:
Elbasani, qytet me 125-mijë banorë në Shqipërinë qëndrore, është një nga ato vendet fatkeqe ku duket sikur lind vetëm e keqja. Kjo është arsyeja kryesore që aksi kriminal me provincën e Varezes shqetëson hetuesit. Elbasani është djepi i xhihadizmit evropian, pikë kalimi i luftëtarëve apo dhe i atyre që aspirojnë të bëhen kamikazë.
‘Marka më e famshme’ e qytetit mbetet droga. Më parë, policia gjeti një laborator për prodhimin e kokainës që drejtohej nga kolumbianët, të cilët sollën në Shqipëri përvojën e tyre me drogën për të përmirësuar cilësinë e saj dhe rrjedhimisht të ardhurat e fituara.
Në këtë udhëtim të rrezikshëm dhe milioner, lombardezët nuk qëndruan spektatorë por kërkuan të hyjnë kokë e këmbë në biznes. Është e vërtetë, që asnjë rajon tjetër në Itali nuk ka në dispozicion një numër kaq të madh pilotësh profesionistë për uljet në pistat private pa lënë gjurmë publike. Dmth se kohët e fundit, trafikimi i drogës në të tillë mënyrë është kthyer në modë.
Në Vareze, një nga bazat e të ashtuquajturës “Lombania”, është Sesto Calende. Një vend me 10-mijë banorë është bërë mikpritëse e një organizate të fuqishme, që kohët e fundit ka humbur shumë nga bosët e saj, disa të larguar pasi janë shpallur në kërkim, disa janë arratisur nga arresti shtëpiak, apo dhe disa që streohen në Shqipëri.
Edhe në Varesotto, janë bandat shqiptare ato që e kontrollojnë drogën. Tani me më shumë përvojë, maturi dhe marrëdhënie të shumuara.
Korrierët e drogës, për udhëtimet e tyre në Shqipëri, shfrytëzojnë tre situata të favorshme. E para, është dendësia e avionëve në qiell gjatë fundjavës. E dyta, është mundësia për të fluturuar aq ulët, sa mos të kapesh nga radarët. Dhe e treta, është favori gjeografik, distancat janë shumë të shkurtra. Disa ekspertë e krahasojnë forcën e mafies shqiptare në terren me Kolumbinë.
Profili kriminal i vendit të vogël përtej Adriatikut nuk ka ndryshuar. Shumë trafikantë droge janë kapur në vitet ’90. Në vitet e eksodit drejt Italisë, dhe gjithnjë e më shpesh në hetime përfshihen emra të famshëm. Në operacionin e fundit të zhvilluar në Elbasan, u kap edhe nipi i diktatorit Enver Hoxha.
(M.D/Shuplaka)