Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas dekaratave të Lulzim Bashës se vendi është i kapur nga krimi. Kreu i PD-së u shpreh sot se krimi është një emergjencë kombëtare, ndërsa për Xhafajn kjo është një e pavërtetë e madhe e thënë nga ish-ministri më i paaftë në vite.
Reagimi i Xhafajt:
Basha, tha sot: “Ju parashtroj…një çështje kapitale, emergjence kombëtare, siç është gjendja e rendit e shpartallimit të plotë të institucioneve të zbatimit të ligjit!” Një E PAVËRTETË e madhe, dalë nga goja e ish-min. të Brendshëm më të paaftë në vite.
Të dhënat e faktet mbi punën tonë të palodhur e pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet konkrete janë E VËRTETA. Krahaso çdo shifër e të dhënë të kohës së LB si ministër i Brendshëm, me ato të këtyre 2 viteve të fundit. Shihni dhe gjykoni. Imazhe sa për 1000 fjalë.
Discussion about this post