Në një kohë që në shumë prej Bashkive të vendit ka një situatë prag konflikti civil, kryeministri Edi Rama vijon provokimet, nga takimet elektorale që mban në kuadër të fushatës elektorale.
Pavarësisht se në shumë prej KZAZ-ve kanë tensione, Rama provokon edhe më shumë duke thënë se opozita ka vendosur që të vrasë veten.
“Si shkojnë pas tyre nuk e kuptoj. Këtë e kanë marrë rrugën për të vrarë veten, por edhe kollaj nuk do jetë, por sidoqoftë ne jemi me të drejtën. Këtu nuk është cështje e zgjedhjeve vendoreve, por vë populli vijën dhe nesër nuk i shkon më mendja të bëjë nga këto gjëra se e di rrugën. Në fund do përplasen pas murit dhe do vetëeliminohem”- tha Rama.
Duke u ndaluar në incidentin e Librazhit, teksa protestues qëlluan me sende të forta eskortën e tij gjatë rrugës për në takim, Rama deklaroi:
“Në Librazhd i organizoi vemja që ishte deputet dhe me qeverinë e zgjedhjeve në 2017 ka qenë një nga drejtorët, ai e kishte bërë të gjithë dhe ikën i lë njerëzit në burg dhe ikën”- tha ai.
(E.K/Faxweb.al)