Në kuadër të masave të ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit qyteti Fierit këtë pasdite ka qenë i zbrazur.
Ajo që u vu re ishte se pedonalet kryesore kanë qenë bosh nga qytetarët ,si pedonalja Muharrem Agolli,Jakov Xoxa dhe Qendra .
Bizneset kishin ulur qepenat ,dhe një tjetër detaj janë njoftimet nëpër dyert e agjensive ,ku lajmërojnë datat e mbylljes .
Qytetit të Durrësit nga ana tjetër sikur mos t’i mjaftonin pasojat e termetit dhe situata me virusin mbrëmjen e sotme ka hasur një tjetër problem atë me energjinë elektrike duke e lënë qytetin bregdetar në errësirë totale në këto netë të vështira që po kalon vendi si pasojë e pandemisë.
Edhe më herët gjatë ditës kemi vëne re një lëvizje të reduktuara të qytetarëve edhe në qytetet të tjera të vendit si në Lezhë, Shkodër, Tiranë etj.
Ndërkohë kontrollet vazhdojnë nga organet kompetente deri në një normalizim të situatës.