Teksa u ka kërkuar palëve pak ditë më parë që të ulen në dialog për zgjidhjen e krizës, përmes një mesazhi të koduar Presidenti Ilir Meta ka thumbuar ashpër politikën shiptare.
Në një postim në rrjetet sociale, në dukje një foto private por diçitura është me dy kuptime Meta shkruan: “Përshëndetje miq! Domatet duan ende kohë për t’u pjekur. Do durojmë edhe ca!”, teksa shkrimin e ka shoqëruar me foton pranë rrënjës së domates.
Nuk dihet se kujt i adresohet saktësisht me këtë mesazh presidenti, por të shumtë janë komentuesit që mendojnë se në fakt nuk e ka fjalën për domaten, por për Ramën që do edhe ca të piqet.
Në fakt ironia e goditur e Metës është cekur edhe nga kryeministri Rama, i cili në vijimsi, gjatë takimit të sotëm nga Salzburg u shpreh se ka vështirësi në dakordësimin e palëve për zgjidhjen e krizës politike dhe se ato duhet të piqen. (Lexo këtu)