10:54 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vendi në pushtetin e borës, si paraqitet situata e rrugëve në qarqet kryesore (Detajet)

08:56 | 26/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vendi në pushtetin e borës, si paraqitet situata e rrugëve në qarqet kryesore (Detajet)

Në shumë zona të vendit reshjet e borës kanë sjellë edhe vështirësitë e para në qarkullimin e mjeteve.

Kështu në Vlorë sasia e rreshjeve të borës është e madhe në zonën e Llogarasë, ndërsa edhe mëngjesin e sotëm reshjet janë me intesitet të lartë. Aktualisht mjetet kalojnë vetëm me zinxhir.

Nisur nga situata e shtimit të rreshjeve të dëborës në zonën e Llogarasë, Punonjësit e Policisë Rrugore në shërbim po monitorojnë situatën dhe ndodhen në gatishmëri për të krijuar lehtësi dhe siguri rrugore në kalimin e aksit rrugor të Llogarasë.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të cilët kanë intinerar zonën e Llogarasë, mjetet rrugore të tyre të jenë të pajisura me zinxhirë për qarkullim.

Policia Rrugore me qëllim sigurinë rrugore nuk do të lejojë kalimin apo qarkullimin e mjeteve të cilat nuk janë të pajisur me zinxhirët përkatës për kalimin në këtë aks rrugor.

Policia fton të gjithë përdoruesit e rrugës dhe qytetarët që në rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrat pa pagesë 112 e 129.

Në Korçë dhe në zonën e Juglindjes ka pasur reshje me intesitet të lartë. Të gjitha rruget nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Në këto akse trashësia e borës varion nga 15 deri ne 20 cm. Në Qafën e Qarrit, Qafë Pllocë dhe Qafë Thane, trashësia e borës 30 cm. Në Voskopojë, ka rënë mbi 40 cm borë. Rruga është e hapur, lëvizja me zinxhirë,por me vështirësi. Rruga drejt pikës turistike të Dardhës është e bllokuar prej mbrëmjes së djeshme. Në Dardhë janë rregjistruar 70 cm borë. Zonat e thella malore te Korçës ,Devollit,Kolonjës,Pogradecit kanë mbetur të izoluara si pasojë e sasisë së konsiderueshme të bores, që vijon ende të bjerë.

Në Lezhë ka rënë borë për herë të parë 8 vitesh. Temperaturat janë të ulta lëvizja behet normalisht. Ndërsa në zonat e thella trashësia e dëborës është më e madhe ndërsa ne autostradë në rrugën e kombit lëvizja bëhet me zinxhir. Bora ka zbardhur edhe bregdetin e Shëngjinit.

Fundi i muajit shkurt ka rikthyer temperaturat e uleta dhe problematikat në qarkun e Elbasanit.  Era e shoqëruar me reshje debore dhe ngricë ka krijuar probleme kryesisht ne 3 bashki  Prrenjas, Librazhd dhe Gramsh.

Ne aksin Elbasan-Qafthanë   qarkullimi i automjeteve kryhet vetëm me zinxhirë.  Në këtë vend punohet vazhdimisht me mjete dhe fuqi punëtore për ta mbajtur të zhbllokuar situatën.

Akset që lidhin Librazhdin me Bulqizën janë pothuaj praktikisht të pakalueshëm. Po kështu Luniku, Stravaj, Sopoti, Polisi Stëbleva etj kanë probleme për shkak të reshjeve të dëborës. Madje ne pjesen Stebleve – Fushe-Studen  pergjate 10 km rruga eshte e bllokuar prej reshjeve te larta te debores.

Probleme ka dhe furnizimin me energji elektrike ne fshatin Qarrishte dhe në Njesine  administrative Orenjë  ne Librazhd, ku si pasoje e rërave të forta janë rrezuar shtyllat dhe shkëputur percjellesat. Gjithashtu probleme me energjine elektrike ka ne fshatra te thelle te Prrenjasit, Gramshit, por edhe Peqinit. Ne fshatin Rovje te Gramshit debora e rene nje dite me pare e ka renduar situaten e banoreve te cilet prej ditesh gjenden te izoluar.

Ngricat e kane bere te pamundur shkarkimin e debores nga catite e shtepive. Proleme me deboren ne Gramsh ka edhe fshati Grabova A, njesia administrative Kukur dhe pika turistike Lenie, ku ne kete te fundit mungon edhe energjia elektrike. Nderkohe ne Elbasan veshtiresi shfaq Labinot- Mal, fshati Qarret, Godolesh dhe pika turistike Gjinar.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: Boraqarqetqytetetsituata e bores
Pas

Vajzat në ushtri, Putin merr kritika, krahasohet me Hitlerin

Para

Denoncimi i PD: Drejtoresha e Hipotekës Kavajë po prish provat për çëshjten e Spillesë

Para
Skandali me tokat, kush është gruaja që “fundosi” zyrtarët e Hipotekës dhe tregoi skemën

Denoncimi i PD: Drejtoresha e Hipotekës Kavajë po prish provat për çëshjten e Spillesë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump shpreh krenarinë për armëpushimin në Lindjen e Mesme

Asambleja e SEPCA-s në Berat, Proda: Bashkëpunimi policor rajonal, thelbësor për sigurinë

Tiranë / Megaoperacioni “Blloku 33” vazhdon, kapet një tjetër i kërkuar për drogë

Covid-19 ndalon përparimin e vaksinimeve, miliona fëmijë rrezikohen globalisht

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e “arrestit në shtëpi”

SHBA njofton rihapjen e ambasadës në Jerusalem pas armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit

Rutte thekson mbështetjen e SHBA-së për Nenin 5 në samitin e NATO-s

Ministri Hasani në Samitin e NATO-s në Hagë: Shqipëria riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe vlerëson rolin udhëheqës të SHBA-së

Shpërthim në Gaza, 7 ushtarë izraelitë humbin jetën

Arrestohet në Dibër 40-vjeçari nga Bosnja, i shpallur në kërkim nga Gjermania për mashtrim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.