Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot lidhur me atë që po ndodh në sistemin e drejtësisë.
Përmes një statusi nhë Facebook , Rama hedh poshtë idenë se vendi po mbetet pa Gjykata, duke u shprehur se është më mirë që të rrijë djepi bosh, sesa me shejtan brenda.
Reagimi i Ramës:
Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë.
Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë,rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti
Kujtojmë se që prej nisjes së Vetingut vendi ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese, pë shkak të shkarkimit të pjesës më të madhe të gjyqtarëve, ndërsa të njëjti fat po rrezikon të ketë edhe Gjykata e Lartë.
Për shkak të mosmarrëveshjeve mes palëve politike, Reforma në Drejtësi ka mbetur e bllokuar në një pjesë të mirë të saj.
(E.K/FAXWEB.AL)