I ftuar në studion e Fax News ditën e sotme ka qënë deputeti i Partisë Socialiste Besnik Baraj.
Ai ka komentuar ditën e sotme situatën në vend pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit por njëkohësisht jashtë vëmendjes nuk ka lënë pa komentuar dhe protestat e opozitës.
Xhilda Kondi: Si është Shqipëria pas zgjedhjeve të 30 qershorit?
Besnik Baraj: Është një pyetje e vështirë por unë do të thosha se tashmë vendi është më i qetë. Qytetarët nuk e kanë më dilemën nesë do bëhen apo jo zgjedhjet sepse fal faktorit ndërkombëtar dhe këmbnguljes sonë për të mos shkelur kushtetutën ato u zhvilluan.
E ndërkohë ajo ditë ka qënë një ditë shumë e mirë për të reflektuar populli, sepse në vendet ku politika nuk fut hundët atëherë populli është shumë hapa para. I gjithë procesi i votimit shumë i qetë dhe qytetar ka treguar se shqiptarët nuk duan sherre e as molotov.
Xhilda Kondi: Sa normale mund të quhen zgjedhjet kur puna e KQZ-së është kontestuar vazhdimisht?
Besnik Baraj: KQZ gjithmonë ka pasur kontestime nga opozita jo vetëm kësa rradhe. Kur ne kemi qënë në opozitë dhe opozita e sotme në pozit ne kemi kontestuar disa raste vjedhjesh dhe nuk na është lejuar të hapet asnjë kuti votimit të cilat më pas janë djegur. Gjë që është e patolerueshme.
Xhilda Kondi: Shifra zyrtare e KQZ është 21.5%, a mendoni se me këtë pjesëmarrje legjitimohen kryetarët e rinjë të bashkive?
Besnik Baraj: Në të gjithë zgjedhjet e realizuara në Tiranë për pushtetin lokale ka qënë nga 41-51%. Unë supozoj se gjysma janë opozitë dhe gjysma janë pozitë. Ps nuk është se vuri një mur për të ndaluar Pd, këtë mur PD e ka vendosur vetë. Së dyti ka dhe një element tjetër. Këto zgjedhjet ishin afiktive sepse nuk ka ndodhur ndonjëherë që të mos kesh kundërshtr. Një pjesë e socilaistve nuk kanë ardhur sepse e dinin që PS do të votonte. Unë e quaj një shifër shumë solide.
Xhilda Kondi: A zgjidhet kriza politike dhe nga mund të vij kjoz zgjidhje?
Besnik Baraj: Sigurisht që ka shance qoftë PS qoftë nga ndërkombëtarë. Ai që duhet të ulet është Lulzim Basha. Në çdo lloj pjesëmarrje dhe kohe Basha është i humbur ndaj e refuzon dilogun.Mesa duket Basha nuk është i përgatitur që të jap dorëheqjen. Unë mendoj se zgjidhja vjen nga diskutimet brenda PD për të gjendur një lider më largpamës dhe më kërkues. Pastaj mund të ulemi në dialog për të diskutar për refomëen zgjedhore apo dhe të tjera gjëra. Unë jam e bindur që PS është e gatshme sepse e ka treguar këtë që të përballet me të gjitha sfidat dhe kërkesat e Partisë Demokrarike.