Prej 24 orësh shumë zona të vendit janë sërish nën pushtetin e reshjeve të shiut dhe përmbytjeve.
Nga Fushë-Kruja në Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, qindra familje janë prekur sërish nga përmbytjet.
Në lidhje me këtë vetëm përmes një statusi në ‘’Facebook”, kryeministri i vendit ka reaguar duke u shprehur se të gjitha strukturat janë në terren.
“Që prej ditës së djeshme vazhdon pa ndërprerje angazhimi në terren i të gjitha strukturave të shtetit në përballimin e situates së krijuar nga moti i rënduar si edhe për të qenë pranë familjeve të prekura”, shkruan Rama.
(E.K/FAXWEB)