Zoran Zaev ka reaguar menjëherë pas votimit në parlament të protokollit të anëtarësimit në NATO duke e konsideruar këtë si një nga arritjet më të mëdha të shtetit të tij.
Zaev shkruan në facebook se pas disa vitesh rrugëtim, bllokada, regjim, stanjacion dhe izolim, më në fund vendi po bëhet pjesë e NATO-s.
Duke falenderuar deputetët që votuan pro protokollit të pranimit, Zaev thekson se treguan një guxim për të marrë vendime që ndryshojnë të ardhmen ndërsa e kosideron Maqedoninë e Veriut si anëtare të BE-së dhe të NATO-s tashmë
“Populli im, ia dolëm mbanë! ?? më në fund po bëhemi pjesë e NATO-s! Pas vitesh rrugëtimi, bllokada, regjimi, stanjacioni dhe izolimi. Falënderoj të gjithë deputetët e grupit parlamentar të SDSM-së, të gjithë deputetët e partive tjera që ishin të vetëdijshëm për përgjegjësinë historike që kanë, për guximin për të marrë vendime që ndryshojnë të ardhmen. Vendi ynë është në BE dhe NATO!”, shkruan Zaev.
Një ngjarje historike është shënuar ditën e sotme për Republikën e Maqedonisë së Veriut kuparlamenti ka votuar me 114 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstemnim protokollin për anëtarësimin në Aleaancën e atllantikut Verior (NATO).
Sapo është votuar protokolli i anëtarësimit ndërsa ky një ndryshim domethënës për këtë vend, që kishte ngelur për shumë vite i ngrirë nga zhvillimet e brendshme dhe për shkak të mosmarrëveshjeve me Greqinë për emrin.
Eshtë pikërisht, marrëveshja që bëri me Athinën vitin e kaluar, për emrin, duke u quajtur Maqedonia e Veriut, që i hapi dritën jeshile vendit për anëtarësimin në NATO. Maqedonia do të bëhet kështu, vendi i 30 anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.
(F.GJ/FAXWEB.AL)