Ledian Memushaj ka qenë një ndër mesfushorët më të rëndësishëm të Kombëtares vitet e fundit, por situata sa vjen dhe bëhet më keq për të në këtë sezon.
Ai u transferua nga Peskara të Benevento në verën e vitit 2017, por te Benevento nuk po arrin të gjejë hapësira të mjaftueshme. Në pjesën e dytë të sezonit, Memushja është aktivizuar vetëm nga stoli në ekipin italian.
Kjo mund të bëjë edhe trajnerin e Kombëtares, Kristian Panuci, që të mos e grumbullojë për miqësoren ndaj Norvegjisë që do të luhet më 26 mars në Elbasan Arena.
Lajmi bëhet i ditur nga faqja e Beneventos, që lajmëron se Gjimshiti është ftuar nga Kombëtarja Shqiptare, ndërsa Memushaj jo.
(E.K/FAXWEB)