Elton Hyseni, avokat i shtetasit turk Selami Simsek ka deklaruar për Fax News se do ta apelojë vendimin e Gjykatës me dënim 12 muaj burg për këtë të fundit.
“Është vendim i padrejtë, do ta apelojmë”, u shpreh Hyseni.
Sot Gjykata e Tiranës e ka dënuar Selami Simsek me 12 muaj burg për akuzën ‘falsifikim dokumentesh’, ndërsa u kap në tentativën për tu larguar drejt Kanadasë me pasaportë false.
Rasti i Simsek u bë shumë mediatik pas ekstradimit të Harun Çelik drejt Turqisë, pasi kërkohej si gylenist, bashkëpunëtor në puçin e organizuar nga Erdogan pak vite më parë.
Simsek gjithashtu kërkohet nga autoritetet turke për të njëjtën vepër penale, ndërsa ky i fundit ka kërkuar azil në Shqipëri me pretendimin se në Turqi i rrezikohet jeta.