06:25 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Vendime qeverie pa pasur mbledhje”, Manjani denoncon sërish: Po shkelet Kushtetuta, kjo është Republika Politike

11:08 | 07/06/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Manjani: Pështyma e dy partive ndaj LSI asgjë e re, presim kur do ngrihet çadra tjetër në bulevard

“Vendime qeverie pa qeveri?! Nuk është hera e parë!”, kështu e nis shkrimin e tij ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Në fakt nuk është hera e parë që publikohen akuza se qeveria merr vendime edhe pa u mbledhur.

Vetë Manjani e kishte një nga akuzat më të forta të tij, pas shkarkimit që i bëri Kryeministri Rama.

Mirëpo pas tij dje për këtë fenomen ka reaguar dhe vetë kreu i LSI-së Petrit Vasili. Duke iu referuar Task-Forcës për zgjedhjet Vasili tha se LSI është përjashtuar në mënyrë të padrejtë.

“Të gjithë atyre ju kam thënë dhe prap ju them se : vendimet e qeverisë janë të ligjshme vetëm kur dalin nga mbledhja e Këshillit të Ministrave! Kështu urdhëron Kushtetuta, Ligji për Organizimin Dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave dhe rregulloret në zbatim!’’, shkruan Manjani ndër të tjera.

SHKRIMI I PLOTË:

Vendime qeverie pa qeveri?! Nuk është hera e parë!

Denoncimi publik që Petrit Vasili, tashmë kryetar partie, bën për ekzistencën e një task-force të miratuar nga qeveria, e cila nuk mblidhet është pa dyshim i rëndë!

Nuk dua të merrem me thelbin e veprimtarisë ekzekutive të Task-forcës. As me qëllimin politik të saj! Por me faktin tepër të rëndë që: Qeveria nxjerr vendime pa u mbledhur!!!

Nuk është hera e parë sigurisht! Kohë më parë kam denoncuar edhe vetë këtë praktikë. E kisha referuar edhe me shkrim e me zë në Kryeministri këtë çështje!

Disa më thonin se “ç’rëndësi kanë këto detaje proçedurale”… “me rëndësi është vullneti pozitiv”…

Të gjithë atyre ju kam thënë dhe prap ju them se : vendimet e qeverisë janë të ligjshme vetëm kur dalin nga mbledhja e Këshillit të Ministrave! Kështu urdhëron Kushtetuta, Ligji për Organizimin Dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave dhe rregulloret në zbatim!

Ky është ligji dhe si i tillë i detyrueshëm për zbatim! Vullneti i mirë nuk mjafton! Ai duhet të shprehet sipas rrugës ligjore! Procedura është garancia që e ndan të mirën nga e keqja!

Vullneti mund të jetë i mirë për dikë, por i keq për dikë tjetër. Prandaj është shpikur procesi e procedura, për ti dhënë shanc “vullnetit” të latohet dhe të bëhet i mirë për të gjithë! Qeveria është institucion publik dhe si e tillë i shërben të gjithëve edhe atyre që nuk e duan.

Disa herë e kam bërë prezent këtë shqetësim, përfshi edhe kërkesën për mbledhje të rregullt të qeverisë. Në mbledhjen e qeverisē është e ndaluar të votohet! Kulmi i shkeljes ligjore! Pra në mënyrë masive kemi sot vendime të futura në mbledhjen e qeverisë dhe të dala prej saj pa votim! (Sa më takon kam kërkuar dhe votuar edhe kundër).

Pra Kryeministri nuk e ka për herë të parë këtë gjë! Ai konsumon në mënyrë vazhduese shkeljen e Kushtetutës, për të cilën përbetohet se e do fort! Gënjeshtër e madhe, sigurisht.

Për fat të keq drejtësia nuk arriti ti vërë fre kësaj shkelje. Nuk e di a u hetua ndonjëhere!! Por shkelja është aty, ulur këmbëkryq në mes të qeverisë!

Nga ana tjetër nuk pres që kjo të gjejë vend në debatin elektoral sepse ky debat nuk po bëhet as për thelbin e qeverisë e jo më për proçedurat ligjore!

Uroj shumë që SPAK të vendosë disi rendin kushtetues dhe ligjor të përdhunuar nga Kryeministri! (Sigurisht ka edhe zullume të tjera).

Deri atëherë, do na shohin sytë e dëgjojnë veshët shumë vendime të qeverisë pa qeveri!

Task-forca në botën e çudirave, do vijojë misionin e saj politik. Ajo ka hedhur tashmë bumerangun. Preu disa koka dhe do ti kthehet shumë shpejt turinjve!

Një gjë është e super provuar tashmë: sa herë ka konsensus të madh politik, Kushtetuta e ligjet dalin jashtë funksioni!

Kjo është Republika Politike e Shqipërisë, për fat të keq!

Etiketa: manjanivendimet e qeveriseylli manjani
Pas

Mitingjet e PD-së dhe PS-së, detaji që bën ndryshimin (FOTOT)

Para

Berisha: Përgatituni siçilistë! Po të dalë parti e tretë, Rama do japë dorëheqjen

Para
Berisha: Përgatituni siçilistë! Po të dalë parti e tretë, Rama do japë dorëheqjen

Berisha: Përgatituni siçilistë! Po të dalë parti e tretë, Rama do japë dorëheqjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.