Mes polemikash dhe debatesh të ashpra në selinë blu, kryedemokrati Lulzim Basha ka përjashtuar mbrëmjen e sotme liderin historik Sali Berisha nga Partia Demokratike.
Bëhet me dije se Basha në fjalën e tij përballë deputetëve të zgjedhur, ka theksuar se përjashtimi i Sali Berishës është një vendim i tiji personal dhe nuk do të hidhet në votim për të mos përçarë partinë.
“Nuk e hedh në votim se nuk dua përçarjen e partisë. Është vendimi im personal dhe kostot i mbaj vetë”, ka thënë Basha në fjalën e tij përballë grupit parlamentar mbrëmjen e sotme.
Deputetët të cilët kanë dalë hapur pro vendimit kryedemokratit Basha gjatë mbledhjes kanë qenë Dash Sula dhe Enkelejd Alibeaj.
Deputetë si Albana Vokshi, Bujar Leskaj, Tritan Shehu, Flamur Noka e Oerd Bylykbashi kanë dalë kundër Bashës dhe kanë kundërshtuar kategorikisht përjashtimin e Sali Berishës.