Vendimi i AKEP për mbylljen e disa portaleve në rast se nuk regjistrohen në QKB ka nxitur një sërë reagimesh në rrjet, si dhe nga ana e vetë drejtuesve të medias.
Andi Bushati në një reagim të bërë në rrjetet sociale se mania e Ramës që të mbushi mendjen se portalet në Shqipëri janë më problem se krimi është njësoj si të bësh lojën e gazetarëve qesharakë në rastin Xhisiela.
Ndërkohë Agim Xhafka e vendos theksin te heshtja e varrit në radhët e gazetarëve, që sipas tij është e frikshme, pasi edhe në një bordello një prostitute kur i thua k*rvë të nxjerr sytë.
Andi Bushati shkruan:
Të duash ti mbushësh mendjen shqiptarëve, si Rama, se lajmi i rremë përbën më shumë problem se krimi në Shqipëri, është njësoj si të bësh lojën e atyre gazetarëve qesharakë që e intervistonin një vajzë të përdhunuar, të masakruar fizikisht dhe të djegur me cigare, nëse ishte shqetësuar emocionalisht nga statusi në Facebook i Sali Berishës.
Agim Xhafka shkruan:
U thotë mediave kazanë e asnjë gazetar për be nuk ndihet.
Heshtje varri.
Po dhe në bordello, kur një prostitute i thua kurvë, ajo të nxjerr sytë. Lëvizni, o gomerë!
Reagoni, kërmij!
(E.K/FAXWEB.AL)