Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një prononcim ekskluziv për të përditshmen prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit të Sportit (CAS) me të cilin është refuzuar kërkesa e federatës serbe për anulimin e vendimit për pranimin e Kosovës në UEFA me të gjitha të drejtat e vendeve të tjera evropiane.
Gazetari dhe njohës i mirë i rajonit dhe Kosovës, Michael Martens shkruan se Kosova ka shumë talent të rinj, të cilët janë duke luajtur në ligat me prestigjioze evropiane. Sipas FAZ, ata deri më sot kanë luajtur për kombëtare tjera, në mungesës të përfaqësues së Kosovës, shkruan ”Express”.
Presidenti Thaçi në një prononcim për FAZ thotë se vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit të Sportit i është dedikuar fëmijëve të Kosovës.
“Mbi gjitha është një fitore e madhe për sportin kosovare, për talent të rinj, të cilët tash e 25 vjet kanë qenë të përjashtuar nga konkurrenca ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.
FAZ shkruan se përfaqësuesja e Kosovës në futboll tashmë është kualifikuar për Kupën Botërorë në Rusi, ku ka marrë një pikë në grupin e tyre.
Sipas gazetarit Martens, ky rast përves sportit ka edhe peshë të madhe politike, meqë BE-ja dhe Uashingtoni kanë investuar gjatë që Kosova të ketë identitet të pavarur nga Shqipëria.
Qëllimi është që të largohet çdo tendencë e ndonjë bashkimi të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, për të parandaluar një reagim zingjirorë në Ballkan. (E.K/SHUPLAKA)