Kompania më e madhe Italiane e fluturimeve “Alitalia”, ka vendosur që të pezullojë fluturimet deri në një njoftim të dytë që sipas qeverisë Italiane ,mund të jetë data 3 prill.
Në një deklaratë, zëdhënësi i kompanisë italiane tha se do të operonte vetëm fluturime kombëtare nga aeroporti më i vogël i Milan Linate, dhe do të zvogëlonte numrin e fluturimeve midis Venecias dhe Romës. Rrugët ndërkombëtare do të shërbehen nga aeroporti Fiumicino i Romës.
Udhëtimet normale priten të fillojnë në 3 prill, por kjo datë nuk është ende e nuk është zyrtare.
Discussion about this post