21:18 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vendimi i gjyqtarit ndaj gazetarit Olldashi, avokati Sefa: Hakmarrje e Xhafajt, rrëzuam aktorin e Kryeministrit

22:01 | 19/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vendimi i gjyqtarit ndaj gazetarit Olldashi, avokati Sefa: Hakmarrje e Xhafajt, rrëzuam aktorin e Kryeministrit

Indrit Sefa, avokati i gazetarit Jetmir Olldashi, në çështjen e njohur “Geron Xhafaj”, u shpreh në studion e Fax News se vendimi i dhënë një ditë më parë nga gjyqtari Artan Gjermeni është një hakmarrje e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sefa e cilësoi vendimin si politik, të bazuar te një aktor i Kryeministrit, sikundër është Fredi Alizoti.

“Nuk është vendim gjyqësor, por një dëshirë e Fatmir Xhafajt dhe e materializuar nga Artan Gjermeni, të cilën nuk e di si do e argumentojë.

Vendimi është një hakmarrje e Fatmir Xhafajt dhe asgjë tjetër. Është një vendim politik, i bazuar te një aktor, që është Fredi Alizoti, i cili është vetëinkriminuar dhe përbën rastin e parë në vitet e pluralizmit shqiptar, që dikush vetëinkriminohet.

Kjo që ndodhi është e ngjashme me metodat që përdoreshin nga komunizmi, të cilat Fatmir Xhafaj i njeh shumë mirë”, tha Sefa, duke shpjeguar në këtë mënyrë rolin që ka luajtur Fredi Alizoti si një aktor i Kryeministrit në çështjen në fjalë.

Në vijim avokati Sefa thekson se të gjitha detajet që ka dhënë Prokuroria ne i kemi rrëzuar me provat e mbledhura dhe të përfshira në dosjen e vetë prokurorisë.

“Ne detyruam Gjykatën të pranonte që të dëgjoheshin të gjitha bisedat, pra edhe ato të pazbardhura nga policia dhe prokuroria, të cilat kishin zgjedhur të zbardhnin vetëm një pjesë të bisedave të përgjuara.

Ne kërkuam si dëshmitarë Taulant Ballën, i cili del në përgjime, Ardi Veliun, Erjon Braçe, oficerët e policisë, por këto kërkesa nuk na i pranoi gjykata”, tha avokati Sefa.

Ai shtoi se vendimin e dhënë dje ng gjyqtari Gjermeni e prisnim, ndërsa theksoi se nuk ka rëndësi masa e dënimit ndaj gazetarit Olldashi, por ky vendim është një goditje ndaj të gjithë gazetarëve që të kryejnë detyrën e tyre.

“Gazetari Jetmir Olldashi bëri një investigim në bazë të informacioneve që kishte se një klan droge i ministrit në ikje po binte, dhe një klan tjetër i ministrit në ardhje po ngrihej. Dhe këtë gjë do të bënte çdo gazetar i përgjegjshëm”, tha Sefa.

Etiketa: Indrit Sefa
Pas

Metoda të cilën nuk e keni ndeshur kurrë, njihuni me mjetin që zëvendëson karrotrecat për transportin e makinave (video)

Para

“Ca nga belaja e ca nga sikleti”, ish-ministri Ylli Manjani: SPAK është strukturë monstër, të bën gjëmën

Para
“U ka marrë fytyra ngjyrë Eurosh”, ish ministri ironizon ndaj “tellallëve mediatikë”: Nuk dinë ç’shkruajnë

"Ca nga belaja e ca nga sikleti", ish-ministri Ylli Manjani: SPAK është strukturë monstër, të bën gjëmën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.