Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar rreth një ditë pas vendimit të Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili u shpreh se platforma shqiptare cenon sovranitetin e vendit ndaj kërkoi nga Zaev që të mos e pranojë.
Meta shprehet së fundmi mbi deklaratën e Ivanov se bëhet fjalë për retorika që cenojnë harmoninë e Maqedonisë dhe bashkëjetesën ndëretnike.
Lidhur me situatën në vendin fqinj, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë kërkoi që të gjithë aktorët institucionalë dhe politikë të tregojnë përkushtim
“Këto retorika cenojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndëretnike. Keqardhje për retorikat nacionaliste antishqiptare, Është shqetësuese situata politike në Maqedoni, unë inkurajoj të gjitha forcat politike për qetësi. Shpresoj që të gjithë aktorët institucionalë dhe politikë të tregojnë përkushtim për progresin euroatlantik të Maqedonisë, qetësi dhe përgjegjshmëri.”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera Meta.
Reagimi i plotë i Ilir Metës:
Shpreh shqetësimin për situatën e rënduar politike në Maqedoni dhe inkurajoj të gjitha forcat politike në vendin fqinj për qetësi, përgjegjshmëri dhe konstruktivitet.
Dëshiroj të shpreh gjithashtu keqardhjen për retorikat nacionaliste anti-shqiptare të cilat cenojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-etnike – si garanci për stabilitetin e vendit fqinj.
Shpresoj që gjithë aktorët institucionalë dhe politikë të tregojnë përkushtim për progresin demokratik dhe euro-atlantik të Maqedonisë.
(XH.A/SHUPLAKA)